Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Teksa Gerta, Loredana, G-Bani, Valbona dhe Amber ishin të ulura te tavolina e ngrënies, i jep një ‘këshillë’ moderatores në lidhje me Laertin dhe G-Banin.

Amber i bëri për të qeshur banorët kur i tha Valbonës se ‘Me Laertin do lexojë libra dhe se ka skaduar’. Më pas ajo shtoi se ‘Laerti ka thënë se nuk ka krevat në shtëpi, vetëm në kolltuk’.

Gjithashtu Amber i tha se ‘Valbonën e shikon më shumë me G-Banin se sa me Laertin”.

Pjesë nga biseda:

Amber: Krahasohet ky (G-Bani) me Laertin, ky është gjithë ky çun. Laerti ka skaduar

G-Bani: Ta ha zemrën

Amber: Me Laertin do lexosh libra

Loredana: Nuk je normale as ti

Amber: Më lexo mua, do lexosh libra. Se Laerti tha nuk kam krevat në shtëpi, kam vetëm një kolltuk. Do flesh në kolltuk Valbona

Valbona: Në makinë, se tha në makinë

Amber: Jo moj tha kam kolltuk ai

Valbona: Vërtetë?

Gerta: Rozi thotë që fle në makinë

Valbona: Ça mendon ti Amber?

Amber: Si çfarë mendoj?

Valbona: Ja po të pyes si shoqe

Amber: Unë ty të shikoj me G-Banin nuk të shikoj me Laertin

Valbona: Me G-Banin?

Amber: Po

Gerta: Derisa të vijë Jozi

G-Bani: Mos i ngatërro gjërat

Amber: Me Jozin mbaroi punë ajo, e respektoi.

Gerta: Jozi nuk ka mbaruar me të, se do i kthejë borxhin

Valbona: G-Banin e kam shumë xhan

Amber: Jozi maksimumi kësaj mund t’i skuqi një vezë