E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë juristja Mardiola Baco. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për disa nga lojtarët më të fortë dhe jo vetëm…
Një histori dashurie duket se po lind në shtëpi, mes Jozit dhe Loredanës. Si e sheh këtë çift?
Mua më pëlqejnë më shumë historitë e dashurive të pamundura, si telenovela. Laerti me Amberin, mund të ishte një dashuri e pamundur. Mund të lindin ndjenja. Kanë shumë kimi. Aktori di ta japë ndjenjën.
Jozi dhe Loredana më duken një çift tipik i kësaj gjenerate, që ‘na duhet dikush për t’u bërë çift e s’po e gjejmë dot’. Kanë një lloj kimie, por e vakët.
Kush mendon se do të dalë nesër nga shtëpia?
Xumi dhe Klajdi. Më vjen keq për Klajdin, kam empati, por është dhe paaftësia e tij për të menaxhuar veten që ka pasur atë lloj jete. Tani po mat centimetrat e qofteve. Fatkeqësia e tij ekonomike aktuale është thjesht për fajin e tij. Pastaj është dhe Aldo, një çun i bukur që i bën hije shtëpisë. /TAR/





