Iftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ditën e shtunë. Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por duke dhënë dhe mendimin e tij për banorët e tjerë…

Gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës mbrëmë ka pasur një incident, ku Gerta i ka hedhur alkool në sy Gjestit. Si e komenton këtë?

Gerta pa dashur ka imituar Eglën. Nuk e ka bërë qëllimisht për ta verbuar apo lënduar. Nga të gjitha vajzat dhe djemtë aty, është e vetmja që ka zemrën më të mirë. Me Gertën shkoja si me motrën e vogël. Më pëlqen se është vetvetja. Gerta dhe Amberi janë njerëz, nuk gënjenin për asgjë aty brenda, janë të vërteta. Pse ta kryqëzojmë dikë që është vetvetja? Do doja të ishte fituese, se shpalos vlerat e veta. Nuk ka bërë asgjë për të dalë në prime dhe për të manipuluar njerëz.

Kë sheh si finalistë?

Gjesti ia ka gjetur telat Rozanës. Është i shkathët, ta plas ballit të vetën, është orator i lindur. E komplimentoj. Në finale shoh Gjestin dhe Gertën. Laerti më ka zhgënjyer pak. Shoh një Laert që nuk është Laerti, gjë që ma ka konfirmuar dhe Rozana. Nuk është ai i studiove televizive. Nuk po del akoma ai Laerti që është në të vërtetë. Nëse publiku dashuron personazhin e shtrigave, ekziston mundësia që Rozana të jetë në finale. Po shpresoj dhe Laertin. Por nuk është i vërtetë deri tani. Personi i katërt që do doja në finale është Danja, është shumë e sjellshme, shumë e mirë, e maturuar.

Si e komenton deklaratën e bujshme të Bernardit?

Ka qenë një personazh shumë interesant. Nuk ka bërë asgjë aty brenda. Ai dhe Arsida erdhën me shpatë të madhe, por që pastaj iu bë kruajtëse dhëmbësh. U përpoqën që dhe jashtë ta mbanin atë jehonën e BBV. Bernardi nuk dinte çfarë të bënte. Ia ka futur kot. Unë nuk kam dhënë shenja. Me Laertin kam bërë batuta. Nëse do isha homoseksual do e pranoja me krenarinë më të madhe. Nuk e vras mendjen për këto gjëra./TAR