Laerti dhe Klajdi kanë patur një debat ditën e sotme, pasi këngëtari kishte thënë se ‘aktori po tallet me Valbonën’. Gazetarja ka pyetur Klajdin në lidhje me Laertin dhe Klajdi i është përgjigjur se ka dyshimet e tij.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Laertit, i cili ka shkuar që të sqarohet me Klajdin. Kur kuptoi se kishte qenë Valbona që e kishte pyetur këngëtarin, ai vendosi që të largohej.

Gjithashtu Laerti i tha Klajdit se ‘ai nuk do të fliste kështu për të’.

Pjesë nga biseda:

Laerti: I ke thënë Valbonës se unë po tallem me atë, nuk t’a lejoj këtë

Klajdi: Je i sigurtë që e kam thënë?

Laerti: Ajo po thotë dhe ti po thua se e konfirmon

Klajdi: Konfirmoj dyshimin, ka ndonjë gjë të keqe?

Laerti: Dyshimin? Dyshim për çfarë?

Klajdi: Që ti tallesh me të

Laerti: Po ty ç’të duhet

Klajdi: Më pyeti

Laerti: A të ka pyetur

Klajdi: Kur të më pyesin njerëzit të mos flas

Valbona: E kam shok, mos i thuaj ç’të duhet ty

Laerti: Mos bërtit, mos i shqetëso njerëzit. E ke pyetur ti. I ke thënë se më fali kur i thashë ‘ti nuk ke burrëri’?

Klajdi: Me mua u sqarove?

Laerti: Jo nuk u sqarova, më vjen shumë keq që e ke thënë këtë gjë

Klajdi: Hajde pra e sqarohu

Laerti: Nuk kam pse të sqarohem, të sqarohem unë ty për Valbonën, ç’punë ke ti, shiko punët e tua

Klajdi: Të mbyll gojën

Laerti: Jo të mbyllësh gojën, unë nuk do kisha folur kështu për ty

Klajdi: Ik me shokun tënd të ri, Bernardin