Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…
Laerti ka shprehur momentet e veshtira që ka kaluar brenda shtëpisë së “Big Brother”
Ka qenë pak e vështirë, se janë vënë dhe epitete që nëna ime nuk do të ishte krenare
Ai gjithashtu ka zbuluar se ka patur faza të jetes se tij qe ka qene i varur nga alkooli.
Unë kam hyrë për të sfiduar pikat e dobëta që janë vetpërmbajtja dhe varësinë nga alkooli, quhet shtëpi e sfidës për të gjetur Laertin që më mungon… Laertin fëmijë në versionin e tij të virgjër në kuptimin e pastërtisë thelbësore të karakterit