Është padyshim mishërimi i sensualitetit mesdhetar supermodelja Laetitia Casta, e cila do të jetë imazhi i linjës së re “Frangrances” të Dolce & Gabbana.
Pikërisht për këtë karakteristikë të veçantë të saj, një sex appeal jashtë të zakonshmes, bukuroshja franceze ka qenë zgjedhja ideale për të përfaqësuar nxehtësinë e tokës së Siçilisë e, në përgjithësi të Mesdheut.
Nga imazhet e realizuar nga Mario Testino, Casta shfaqet tepër joshëse e veshur me një bust të zi, që i nxjerr në pah format e buta dhe dekoltenë mbresëlënëse.
Lëkura e nxirë nga dielli, flokët e mbledhur dhe një tualet të lehtë në sy dhe buzë, Casta shfaqet shumë natyrale, por që transmeton imazhin e një gruaje të fortë dhe sensuale.
Casta, që po kalon një moment shumë pozitiv në pikëpamjen profesionale, do të jetë një nga anëtarët e jurisë së Festivalit të Venecias, që pritet të nisë në 29 gusht.
27 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)