Përplasje të shumta kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 këtë javë, ku protagonistët kryesorë ishin Kristi, Keijsi dhe Seno.
Debatet e para nisën mes Kristit dhe Keijsit, pas hyrjes së këtij të fundit në shtëpi, ku u përdor një gjuhë bullizuese dhe lagie me birrë.
Pjesë e përplasjes u bë edhe Seno, i cili, në debat e sipër, zgjodhi të shtynte Kristin, kur ky i fundit po lagte shtretërit e banorëve.
Kristi: Të them të drejtën, unë që nga jashtë me tipat si puna e Keijsit jam këtu sot. Nuk është Keijsi fare arsyeja. Është një më shumë në numër këtu dhe as më shumë e as më pak. Këtë ka të mirë kjo lojë. Ka diversitet. Është një tematikë që jam përballur goxha jashtë, janë ditur të kapen. T’u jap ushqim dhe të më japin ushqim për të ecur përpara. Shihet qartë. Nuk është presion loje. Është të cënosh dinjitetin, të cënosh moralin, të cënosh atë karrierën time që më është dashur gjak, mund, djersë, të rri pa bukë, larg familjes për vite me radhë dhe të vijë një tip si puna e Keijsit, që trupi i tij funksionon nga mesi e poshtë. Unë s’kam ardhur të tregoj burrërinë me asnjë, aq më pak nga mesi e poshtë. Çdo njeri kërkon atë që i mungon. Mua më mungonte të tregoja Kristin që nuk është artist. Asnjë nga këta s’e kam prekur nga jashtë. Kam pasur mundësinë patjetër. Di histori. Tirana është e vogël. Ama kam zgjedhur të mos prek. Unë jam brenda këtyre mureve. Sa për pështymën, për sa kohë nuk është nga im atë, nuk më vjen asnjë keqardhje.
Keijsi: Fjalia e parë është ndjesë për atë video që pamë. Që kur kam ardhur, ka pasur një tendencë të shëmtuar për të marrë informacion nga jashtë. Duke marrë parasysh sjelljen e tij kundrejt meje, m’u duk pak si shumë e tepruar. Nuk mund të flasë për burrëri Kristi.
Arbër Hajdari: Po e mendon gabim. Edhe ti e mendon gabim, edhe Kristi e mendon gabim. Nuk e di a e patë klipin. Nuk duhet të ikim nga disa të vërteta. E vërteta kryesore është që ti e ke bullizuar Kristin për gjininë e tij. Të flasim drejt dhe hapur.
Monika Kryemadhi: Ty të dhimbs loja?
Keijsi: Plumbi del me plumb.
Arbër Hajdari: Si e kuptoni ju gjininë e Kristit? E masni nga zëri? E masni nga prapanica?
Keijsi: E mas nga veprimet që bën.
Arbër Hajdari: Ju e keni bërë fakt. Mua s’më duket sikur ai ka problem me gjininë. Nuk e mbështes mënyrën se si ka reaguar Kristi. Janë filma që janë parë, mungesë strategjie, por kam përshtypjen që të bullizosh te gjinia është një nga gjërat më të rënda që mund t’i bësh një njeriu. Argumentet e tua nuk qëndrojnë.
Keijsi: Mënyra se si u afrua ishte shumë e shëmtuar.
Seno: Kristi ka bërë një provokim sistematik për gjërat në shtëpi. Nuk e kishte luftën personale, por duhet të ishte shtëpia në rregull. Për Vitin e Ri e kam uruar me zemër, por ai vazhdon t’i bëjë gjërat aq madhore sa të dalim nga vetja. Mënyra si janë duke u sjellë njerëzit me mua, unë jam pasqyra e karakterit. Ndoshta është diçka e tepruar, por raporti im me të tjerët ka qenë xhentil.
