Brikena dhe Juela kanë patur një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën në ditët e para brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5”. Por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan mes tyre dhe vajzat kanë patur shumë debate të ashpra bashkë.

Një ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku në një moment Juela i afrohet pak Brikenës dhe kjo e fundit i kthehet duke i thënë që të largohet se i vjen erë.

“Mos më hajde fytyrë më fytyrë, laj dhëmbët pastaj m’u afro”, i drejtohet Brikena.

Pjesë nga debati:

Brikena: Falendero Vëllain e Madh që më ka futur këtu brenda si banore se pa mua nuk ke pas me kë me u marrë.

Juela: Uaaa. Ik aman se na lodhe. Ik moj se nuk dua tymin tënd, ik.

Brikena: Edukata jote

Juela: Apo ti erdhe për aromën time se e ke pas përdorur dikur kur të pëlqente.

Brikena: Mos më hajde fytyrë më fytyrë, laj dhëmbët pastaj m’u afro

Juela: Ik m’u largo se ke erë, ça ere? Kush t’u afrua fytyrë më fytyrë oj mashtruese.

Brikena: E dashur, laj dhëmbët pastaj m’u afro fytyrë më fytyrë

Juela: Ik andej se kam mbaruar punë me ty, ik sqaro idetë e tua je liberale apo konservatore, si e përdor ti, të pëlqente aroma ime, të pëlqenin parfumet e mia

Brikena: Ti ke hedh gjithmonë parfumet e mia moj, ça je duke folur. Në momentin që më erdhe fytyrë më fytyrë duke bërtitur më bien pikat e gojës tënde në fytyrë, nuk t’a lejoj

Juela: Po flisja me Mirin moj, kush t’u afrua ty. Ty të vjen era duhan kokë e këmbë.