Së fundmi këngëtarja argjentinase 25-vjeçare, Nicki Nicole ka vendosur që të flasë për herë të parë për marrëdhënien e saj me Lamine Yamal, një prej lojtarëve talent i skuadrës së Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.
“Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur,” tha Nicki Nicole në një event të Desigual në Barcelonë për të prezantuar koleksionin e ri ‘Studio’.
Artistja argjentinase u përgjigj e emocionuar ndërsa gazetarët e pranishëm e pyetën në lidhje me raportin që ajo ka me futbollistin. Vetë Nicki Nicole zbuloi se këngëtarja e njohur Rosalia dhe Lamine Yamal:
Më kanë mësuar të them t’estimo (të dua) në spanjisht.
Argjentinasja gjithashtu e bëri të qartë se çfarë kërkon nga dashuria:
Kënaqësi, sinqeritet dhe dashuri.
Ndër të tjera ajo shtoi se:
“Jam shumë e lumtur, shumë e lumtur në Barcelonë, me shumë dashuri nga njerëzit dhe dua t’i falënderoj të gjithë,” tha argjentinasja.
Rikujtojmë gjithashtu se vetëm para disa ditësh ishte vetë Lamine Yamal që u bë kryefjalë në media jo për talentin e tij në fushë, por për jetën personale dhe raportin me Nicki Nicole pasi ai fshiu gjithçka nga profili i tij që kishte të bënte me këngëtaren. Ata konfirmuan gjithçka më 25 gusht kur Yamal publikoi një foto të përbashkët me artisten për t’i uruar ditëlindjen, por vetëm tetë ditë më vonë, të gjitha imazhet me Nickin u zhdukën nga profili i tij në Instagram. Gjithçka u konsiderua si ndarje pasi edhe foton e tij të profilit e zëvëndësoi me një sfond të zi.