Ai është një nga talentet më të mëdha të Barcelonës dhe konsiderohet si një prej yjeve të ardhshëm të futbollit. Është fjala për Lamine Yamal, i cili prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij private.

Vetëm pak javë pasi bëri publike lidhjen me këngëtaren e njohur argjentinase, Nicki Nicole, duket se romancës së tyre i ka ardhur fundi.

Ishte data 25 gusht kur futbollisti i famshëm publikoi një fotografi të përbashkët me artisten, ku i uroi ditëlindjen. Ky gjest konfirmoi zyrtarisht romancën e tyre.

Por vetëm tetë ditë më vonë, të gjitha imazhet me Nickin janë zhdukur nga profili i tij në rrjetin social “Instagram”.

E jo vetëm kaq, pasi Lamine Yamal ka zëvendësuar fotografinë e profilit me një sfond krejtësisht të zi – një veprim që ndjekësit e kanë interpretuar si sinjal të qartë ndarjeje.

Yamal, i cili është vetëm 17 vjeç, ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave rozë për marrëdhëniet e tij me vajza të njohura.

Ky ekspozim i madh ka sjellë edhe kritika, me disa që paralajmërojnë se jeta personale mund të ndikojë negativisht në karrierën e tij.

Në një periudhë kaq të rëndësishme për zhvillimin e tij profesional, Yamal përballet me sfidën e gjetjes së ekuilibrit mes futbollit dhe presionit të jashtëm.