Lamine Yamal është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale, jo vetëm për triumfin e Spanjës në Kupën e Botës, por edhe për mënyrën se si u soll me partneren e tij, Ines Garcia Santos, gjatë festimeve pas finales.

Pas suksesit historik të kombëtares spanjolle, Ines publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej përkrah futbollistit duke mbajtur trofeun e Botërorit.

Krahas fotos, ajo i dedikoi një mesazh plot dashuri.

Ja dole! Urime, dashuria ime. Je kampion bote

-shkroi ajo.

Yamal iu përgjigj publikisht me fjalët:

Të dua, dashuria ime.

Megjithatë, pavarësisht këtij shkëmbimi të ëmbël, një video e realizuar gjatë festimeve u bë virale dhe ndezi debat mes ndjekësve.

Në pamje, çifti shihet duke u përqafuar dhe puthur, por shumë përdorues të rrjeteve sociale interpretuan gjuhën e trupit të futbollistit si të ftohtë dhe të rezervuar ndaj partneres së tij.

Në platforma të ndryshme u publikuan komente të shumta, ku disa fansa pretenduan se Yamal nuk po ia kthente të njëjtën vëmendje dhe përkushtim që Ines po i tregonte atij.

“Kështu sillet një burrë kur nuk e vlerëson partneren”, “Pse Lamine Yamal e injoron të dashurën e tij?”, “Ajo përpiqet vazhdimisht, ndërsa ai duket i painteresuar”, dhe “Më vjen keq për të”, ishin disa nga komentet që shoqëruan videon virale.

Megjithatë, këto mbeten interpretime dhe reagime të përdoruesve në rrjetet sociale, ndërsa as Yamal dhe as Ines Garcia Santos nuk kanë reaguar ndaj kritikave.

Dyshimet për romancën e tyre nisën të qarkullonin në muajin prill, por Ines ka treguar më herët se lidhja e tyre është shumë më e hershme nga sa besohet. Sipas saj, ata njihen prej rreth tre vitesh dhe kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut për një kohë të gjatë.