Miq dhe të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit aktorin Paul Walker, i cili humbi jetën në një aksident rrugor.
Në ceremoninë private të zhvilluar në varrezat ForestLawn Memorial të Hollywood nuk është kryer ndonjë rit religjioz specifik, ndërkohë në ditët e ardhshme është programuar një ceremoni publike, ku do të pranohet edhe media.
Në datën 8 dhjetor mijëra fansa të aktorit të njohur vendosën të takoheshin në vendin ku ndodhi aksidenti dhe humbën jetën Walker dhe miku i tij Roger Rodas. Rruga “u pushtua” nga makina, shumë prej të cilave me karroceri dhe motor të modifikuar me stilin “Fast and Furious”.
Paul Walker humbi jetën në 30 nëntor duke lënë përgjysmë filmin e tij të fundit “Fast and Furious 7”. Sipas “Daily Mail” producentët kanë kontaktuat vëllain e më të vogël të aktorit, 25-vjeçarin Cody Walker, për të xhiruar skenat e fundit. “Producentët janë mbledhur disa herë pas vdekjes së Paul dhe kanë kuptuar se nevojitej dikush që ti përngjante Paul për të përfunduar filmin. kanë menduar për të vëllain, Cody, që i përngjan shumë”, ka thënë një burim.
15 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)