Modelja e njohur Jori Delli, ka ndezur rrjetin me një foto nga pushimet e saj në Maldive. Larg ditëve të ftohta, mëngjesi i ish-banores së “Big Brother VIP 2” ishte i mbushur me diell dhe relaks.
Bukuroshja shqiptare ndau një imazh mahnitës, ku shihet toples, duke shijuar detin e kaltër dhe diellin e ngrohtë.
“Mirëmëngjesi kështu”, shkroi Jori krahas fotografisë, që tashmë ka marrë qindra shpërndarje dhe komente nga fansat.
Modelja ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj, Fred de Palma, me të cilën poston herë pas here foto në rrjetet sociale. E sigurisht nuk mund të mungonin pozat e tyre edhe nga pushimet në Maldive.






