Egla Ceno ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live”, ku foli për shumë çështje, mes tyre largimin nga teatri “Skampa” në Elbasan dhe sëmundja me të cilën po përballet nëna e saj.

“Dhashë dorëheqjen. Nuk isha e përgatitur për këtë. Në skenën ku kam dhënë shumë, në skenën ku publiku më ka pritur me duartrokitje dhe me dashuri. Më dhanë një shfaqje komedi ndërsa unë kërkova një rishikim të rolit dhe shfaqjes. Kjo mu quajt si tekë. Më thanë që publiku do komedi. Unë mendoj se publiku nuk ka nevojë për këtë, mund t’i japësh shfaqje të tjera sepse është shumë i kultururar.

Më thanë një fjali që as më ftoh dhe as më ngroh ta them. IshteTeatri Skampa është teatër province ne nuk bëjmë dot bashkëpunime të mëdha’. Kur drejtuesit e mendojnë kështu, nuk ka vend për diskutim më. Avokatja më këshilloi t’i drejtohem dikujt, por nuk e bëra. Të bësh gjyq me teatrin, për mua është si të bësh gjyq me shtëpinë tënde. Unë kam luftuar për pagën e aktorëve, jo të Egla Cenos, kur rroga ishte 300 mijë lekë. Aktualisht është 550 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam rasti i parë, një kolegeje time, iu hoq pas një diskutimi për një shfaqje, iu ndërpre paga, u largua dhe më pas u riktheu sërish deri sa u largua përfundimisht.

Mami është në Poliçan, nuk do të vijë në Tiranë. Është shumë e mërzitur, e lë veten sepse dhe forca ka një limit. Ka 5 muaj e shtrirë dhe po na mban një shpresë që kjo do mbarojë shpejt sipas mjekëve. Për fat, goditja në tru nuk i ka prekur logjikën, i ka marrë thjesht këmbët dhe krahët. Kjo e ka vështirësuar shumë jetesën e saj. Mami është një forcë shumë e madhe për mua.”– tha aktorja.

Sa i përket përplasjes së fundit me aktoren Ema Andrea, Egla u shpreh se nuk ka asgjë personale, por ama nuk iu duk mirë fakti që sipas saj, Ema Andrea uli punën e Ermal Mamaqit.

“Nga ana njerëzore, më përzihet kur një artist me apo pa qëllim, zvogëlon punën e një artisti tjetër. Unë do isha delikate në një ftesë që më bëhet për një gjë që dikush e bën me punë. Kjo më përziehu ujërat por nuk kam asgjë personale me asnjërin prej tyre.”- tha ajo.