Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot në “Live From Tirana”, Niko Komani na zbuloi ‘sekretet’ për t’u veshur mirë këtë dhjetor.
Njerëzve i sugjeroj të bëjnë një test që tregon se cilat ngjyra ju përshtaten e cilat jo. Unë e kam bërë. Qëndroni para pasqyrës dhe shikoni se ku duket më mirë lëkura juaj. Një pallto blu osë mustardë do ishte shumë e bukur.
Çfarë nuk duhet të mungojë nga gardëroba e grave këtë dimër?
Pallto nuk duhet të mungojë nga gardëroba e grave. Sa më e trashë, me push pse jo, kanë dalë në modë edhe palltot e shkurtra. Nuk duhet të mungojë në çdo xhupi, golfi, fundet e gjata xhins apo lëkurë. Shajet nuk duhet të mungojnë. Çantat në dimër për vajzat duhen më të mëdhaja.
Çfarë nuk duhet të mungojë nga gardëroba e burrave këtë dimër?
Këshilla për meshkuj. Mos përdorni vetëm ngjyrat e errëta, mund të përdorni ngjyrat e tokës. Ka pafund ngjyra për meshkuj dhe nuk e di pse qëndroni vetëm te e zeza. Shajet gjithashtu t’i kenë në garderobë. Kostumet mund t’i përdorin, nuk kanë pse i ruajnë vetëm për festa./TAR