Gazetarja dhe prezantuesja e njohur Lauren Sánchez ka ndezur rrjetin me një deklaratë të papritur për jetën e saj familjare me miliarderin Jeff Bezos.
Në një intervistë për The New York Times, 56-vjeçarja u shpreh pa hezitim:
Do të bëja një fëmijë edhe nesër. Nesër.
Një deklaratë që u interpretua menjëherë si një sinjal për plane të reja në çift.
Megjithatë, përfaqësues të saj sqaruan se ajo nuk është shtatzënë aktualisht, por thjesht nuk e përjashton mundësinë për të zgjeruar familjen në të ardhmen.
Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore në Venice më 27 qershor, duke bashkuar dy familje të mëdha.
Së bashku, ata kanë një familje të përzier me shtatë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Bezos është baba i katër fëmijëve nga martesa me MacKenzie Scott, ndërsa Sánchez ka tre fëmijë: Nikko nga lidhja me Tony Gonzalez dhe Evan e Ella nga martesa me Patrick Whitesell.
Sánchez ka treguar se një nga momentet më të paharrueshme të ceremonisë ishte kur fëmijët e tyre mbajtën fjalime.
Momenti më i rëndësishëm ishte kur fëmijët tanë folën -u shpreh ajo, duke theksuar se kjo e bëri ceremoninë edhe më të veçantë dhe personale.
Veçanërisht prekës ishte rrëfimi i djalit të saj Evan, i cili ka kaluar vështirësi me disleksinë. Ai kujtoi momentin kur arriti të shkruante për herë të parë fjalinë:
Unë mund ta bëj këtë – një simbol i forcës dhe besimit.
