E prekur është shfaqur Lediana në “PërPuthen” Prime, pasi u njoftua se Eri është përjashtuar nga emisioni, pas incidentit me konkurrentin e ri, Dorin, i cili po ashtu u përjashtua.
“Nuk mund të më akuzojë mua si fajtore vetëm sepse pranova një kërcim”, tha ajo mbrëmë jashtë kamerave.
Ajo sqaroi sot se ishte prekur, pasi u akuzua nga Antonela se ishte ajo që u bë shkak për largimin e Erit.
“Reagimi im ishte për një akuzë që mu hodh nga Antonela, e cila tha se ti je fajtore për largimin e Erit sepse pranove kërcimin me Mevlanin kur kishe kërcimin me Erin, Por fajin e ka Antonela sepse kjo e hapi muhabetin e leshit që i çoi në debat ata. Antonela ndryshe është me kamera ndezur dhe ndryshe me kamera hapur. Bën sjellje të ndryshme”, tha ajo.