Top Albania Radio feston sot 25-vjetorin. Në këtë çerek shekulli, TAR ka shoqëruar shqiptarët kudo ndodhen, duke u bërë për ta radio më e dashur.
Me rastin e 25-vjetorit të TAR, në emisionin “Wake Up” ishte i ftuar drejtori Ledion Liço, i cili u shpreh se Top Albania Radio është radioja që nuk e ka ndalur kurrë ritmin dhe ka sjellë gjithnjë revolucion.
Por jo vetëm kaq, pasi drejtoi i TAR nuk u shpëtoi pyetjeve rreth reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
I pyetur nëse e ka ndjekur BB VIP, duke qenë se i ka qëndruar larg, Liço tha:
“Absolutisht! Muajin e parë pata një periudhë fiksimi, edhe pse janarin e filluam të gjithë si lehtshëm. Muajin e parë e gjeja veten si kufomë përpara një ekrani, e shikoja edhe gjëra të vogla, larjen e enëve nga dikush. Është fiksues, është i pashmangshëm. Unë pastaj vendosa me kast, sepse të merr kohë. “Big Brother”-in e sheh si tifoz”.
Moderatori i njohur, Blendi Salaj, e pyeti nëse është bërë tifoz i ndonjë banori dhe drejtori i TAR u shpreh:
“Natyrisht. Nuk zhbalancohem dot. Se kaq duan pastaj”.