I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si u veshën ata në natën e parë, kush shkëlqeu dhe kush jo?
Si janë veshur yjet e këtij edicioni, moderatori Ledion Liço dhe opinionistët Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi?
Arbri nuk vishet keq, por nuk eksperimenton, është i pesti vit që ka këtë pozicion. Menoj që dhe posti që ka, fakti që drejton një fondacion bamirësie, e bën që të duket pak më serioz dhe natyrë pak më ‘safe’. Por këtë vit më ka thënë që do që të jetë pak me ngjyra, të tipit ngjyrën që ka veshur Ledioni, mund ta veshë dhe Arbri, do t’i shkonte shumë se i ka tiparet e errëta. Nuk kemi çfarë themi shumë për Arbrin, se është ‘nice’, është ‘safe’, bukur, pastër, qartë.
Kur e takova Monikën te hoteli që po bëhej gati, po grimohej, veshjen e dija paraprakisht, kishte një fustan velvet të zi. Velveti është shumë trend, është rikthyer fuqishëm dhe mendoj që është zgjedhje shumë e mirë. E zeza pastaj, patjetër që është shumë e bukur. Kishte një dekolte mbretërore. Një fakt interesant ishte që më tha se bizhuteritë ia ka zgjedhur vajza e saj. Kur e pyeta se çfarë bizhuterish do të vendoste, ajo më tha që nuk e dinte sepse do ia zgjidhte vajza, do ishte surprizë dhe për të. Flokët vetëm në një plan mbrapa i dukeshin disa qime të ngritura, që unë i vura re por nuk kisha çfarë t’i bëja se ishin shumë të llakosura, ishin gur. Flokët shumë ‘nice’. Është një Grida Duma në versionin me flokë të shkurtra. Ai volumi i madh përpara më jep një ‘vibe’ të Gridës në posturë, por në aspak në stilin e Gridës. Takat ishin minimaliste, me gurë silver, që i kishte dhe bizhuteritë silver. Monika ka një gardërobë shumë të gjerë dhe mendoj se puna me Monikën këtë vit do jetë shumë ‘nice’ dhe e thjeshtë. Ajo thjesht na pyeti se çfarë të vishte, kishte gardërobë shumë të gjerë dhe shumë të investuar.
Pastaj Ledioni… Unë stilin e Ledionit e kam shumë qejf. Mendoj që është nga prezantuesit që vishet më mirë në Shqipëri dhe jo vetëm. Shumë ‘nice’, shumë bukur, xixa aq sa duhet, rëndësi aq sa duhet. Kopsa i rri pak e ngushtë, do e evitoja si detaj, por mendoj që është shumë bukur, pastër. /TAR/



