Këngëtari i dashur për publikun, Ledri Vula, ka publikuar këngën e tij më të re, që duket se po pritet mjaft mirë nga fansat.
Kënga mban titullin “6ex AM” dhe menjëherë fansat, miqtë apo edhe kolegët e kanë postuar atë në rrjetet e tyre sociale. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj.
Ajo postoi në “Instastory” një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.

Kujtojmë se ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”.
Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.
Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër.
Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.