Moderatorja sportive, Eva Murati, ka komentuar së fundmi dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli. Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli i dha fund beqarisë në fundjavë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Cindy Marina.
Ceremonia e veçantë, po aq edhe luksoze në Romë, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me videot dhe fotot që qarkullojnë pa fund.
Ndjekës të shumtë kanë reaguar duke komentuar luksin që ‘veshi’ dasmën, ku ishin të ftuar yje të ekranit dhe figura të politikës.
Reagimeve nuk i shpëtoi as Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin. Një video e saj në “TikTok” ra menjëherë në syrin e ndjekësve, të cilët nuk vonuan që t’i komentonin duke për xhelozi e për zili, e të tjerë që thjesht e komplimentonit.
“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, i shkroi dikush.
“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”, përgjigjet moderatorja.