Fjalët për një lidhje mes tyre qarkullonin prej disa javësh. Dhe më në fund Leonardo di Caprio, 41 vjeç ka konfirmuar një herë e mirë romancën me modelen e njohur, Nina Agdal 24 vjeçe teksa janë fotografuar në momente mjaft intime gjatë një ditë relaksi në plazhin e Malibu.
Aktori hollivudian nuk arrinte t’i mbante duart larg nga e dashura e tij gjermane, teksa laheshin të dy në det.
Romancat e aktorit të njohur me modelet kanë qenë aq të shumta e të larmishme se shumë shpesh janë kthyer në objekt talljeje.
15 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)