Aktori i filmi The Wolf of Wall Street, i cili u shfaq për herë të parë në televizion në vitin 1989, tha se vitet e tij të hershme në një lagje të varfër të Hollivudit, e bënë të rrinte larg prej drogës, ndryshe nga shumë fëmijë që u bënë më pas yje.SNF3120WALL2-1_1881602a


Leonardo DiCaprio tha për LA Times: “Ishte një rrjet i madh prostitucioni në kthesën e lagjes sime, kishte krim dhe dhunë kudo. Ngjante në shumë këndvështrime me filmi Taxi Driver. U rrita shumë i varfër dhe pashë anën tjetër të spektrit.”


DiCaprio shtoi: “Kurrë nuk kam përdorur drogë. Kjo, sepse i shihja këto gjëra çdo ditë që kur isha 3 ose 4 vjeç. Kështu që Hollivudi ishte një lloj shëtitje në park për mua. Shkoja në festa dhe ai ishte atje, ishte një lloj joshjeje.”


1230_Wolf_Wall_Street_630x420


Së fundmi Leonardo DiCaprio tregoi për skenat e përdorimit të drogës në filmin e tij më të fundit The Wolf of Wall Street, ku luante si agjenti i bursës Jordan Belfort. Ai tha se kishte marrë mësime nga Belforti i vërtetë, (mbi kujtimet e të cilit është bazuar filmi i Martin Scorceses), sesi të vepronte pasi kishte marrë sasinë e Quaaludes, një drogë që ai e merrte për të fjetur.


“E filmova në dysheme, duke u rrotulluar përreth dhe ai arriti të ma transmetonte ndjesinë kur do të shkosh në një vend, por trupi nuk të bindet,” shpjegoi DiCaprio.p18e6o1s6q1329lrr15j01s1p6sr4


“E xhiruam për një javë dhe ishte një eksperiencë që më shkaktoi shumë dhimbje,” u shpreh aktori për skenën kur pas një droge të fuqishme, agjentit të bursës që nuk mund të kontrollonte trupin, i duhej domosdoshmërisht të shkonte në shtëpi.