Ish-banorja e BBV 5, Edisa, ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment kur po fliste për Shëndritin, Edisa u shpreh se ka qenë një moment që a dashur që t’a shajë, por nuk e ka bërë dhe ka qarë. Sipas ish-banores, ai është një lëpirës me shënime.

Pjesë nga intervista:

Kë doje të shaje dhe çfarë doje t’i thoshe?

Isha ta shaj apo të qaj

Kë?

Shëndritin

Ça të bëri Shëndriti?

Ishte shumë provokues

Keni patur një debat jashtë, te divanët jeshilë

Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja.

Çfarë mendon ti vërtetë për Shëndritin?

E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita ti njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother.

Nuk mendon se Selin e ka vërtetë shoqe? Ata shkojnë mirë bashkë

Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai.