Duket se të vetmin banorë që rrinë duke bërë muhabet deri natën vonë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë Efi Dhedhes, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Mbrëmë ata kanë folur rreth Tea Trifonit, e cila do të këndojë me Luizin për “Talent Show” që do të zhvillohet sot.
Luizi i thotë Kiarës që ajo ka shumë mundësi që të luajë dhe se i mjafton të hedhë një kunj e pastaj merret vetë ai.
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Efi: Futu i çik, nuk ka asgjë të keqe
Kiara: Nuk e kam për aty por nuk më vjen fare
Luizi: O ke ti mundësi me luajtur, o nuk ka kush. Ça më bëjnë mua tanë ditën, ti veç me hedh ndonjë kunj
Efi: Kunj edhe ikën
Luizi: Ik ti se merrem unë me ta, i bllokoj unë, ti vetëm lëshon kunjën edhe ikë
Efi: E ke më të kollajtën. Edhe ata fillojnë pastaj ‘jo po ti bën lojëra’, ti thua ‘po është shumë e vërtetë, po e bëj, jam shumë e lumtur, lum si unë, fati im, nuk e keni fatin tim”.