Një oficere burgu që nisi një marrëdhënie romantike me një të dënuar tani është arrestuar. Megann Gibson, 26 vjeçe, pati komunikime seksuale me Ryan Horan ndërsa ishte e punësuar në burgun Wealstun të West Yorkshire. Më pas, ajo e ‘bombardoi’ nënën e të burgosurit me më shumë se 900 mesazhe në një përpjekje të dëshpëruar për të ruajtur romancën e saj.

Gibson, nga Leeds, West Yorkshire pranoi sjellje të pahijshme në një detyrë publike dhe posedim kanabisi. Ajo u dënua me 12 muaj burg në Gjykatën e Kurorës së Leeds. Prokurorja Louise Pryke i tha gjykatës: “Bisedat ishin të një natyre shumë seksuale. Disa nga telefonatat zgjatën deri në një orë. Gjatë telefonatave, ata shprehën dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, diskutuan për martesën, lindjen e fëmijëve dhe jetën pasi Ryan Horan doli nga burgu. Ryan Horan i shkroi gjithashtu të pandehurës letra me përmbajtje shumë seksuale, të cilat u gjetën në dhomën e saj të gjumit pas arrestimit.”

“E pandehura u përfshi shumë edhe me nënën e Ryan Horan, duke e vizituar atë në shtëpinë e saj në Sheffield dhe duke shkëmbyer mbi 900 mesazhe në WhatsApp me të.”