Piloti britanik, Lewis Hamilton, vizitoi së fundmi fabrikën në Maranello pak ditë para festave, ku shpërndau personalisht dhurata për çdo anëtar të stafit. Secili punonjës mori një kuti tradicionale britanike nga Fortnum & Mason, e mbushur me çaj anglez për mëngjes, biskota me limon, biskota çaji dhe çokollata napolitane. Brenda dhuratës ishte edhe një kartolinë me një foto të firmosur nga Hamilton dhe një mesazh të thjeshtë “Happy Holidays, From Lewis.”
Gjesti u prit me shumë emocion nga punonjësit e Ferrarit, sidomos në një sezon që ka qenë i vështirë për pilotin britanik. Pavarësisht vështirësive në pistë, kampioni shtatë herë i botës ka treguar se mbetet një lider brenda dhe jashtë garës.
Në moshën 40-vjeçare dhe me kontratë aktive edhe për dy sezone të tjera, Lewis Hamilton duket i vendosur të mos dorëzohet.



