Lewis Hamilton ka bërë një koment të rrallë për marrëdhënien e tij me Kim Kardashian, duke vlerësuar mbështetjen që ajo i ka dhënë gjatë sezonit të Formula 1. Pas paraqitjes së suksesshme në Grand Prix të Monakos 2026, ku u rendit i dyti, kampioni britanik foli për rëndësinë që ka për të të ketë pranë njerëz që e mbështesin në momentet më të rëndësishme të karrierës.
Hamilton u shpreh se ishte shumë i lumtur që Kim ishte e pranishme në pistë gjatë fundjavës së garës, duke e konsideruar praninë e saj një burim motivimi. “Është e mrekullueshme ta kem pranë. Mbështetja e saj ka shumë vlerë për mua,” tha ai, duke shtuar se ndihet me fat që është i rrethuar nga familjarë dhe miq që e inkurajojnë vazhdimisht.
Piloti theksoi se Kim ka qenë një mbështetje e vazhdueshme në jetën e tij të përditshme, gjë që e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Monaco, dyshja tërhoqi vëmendjen e mediave me afërsinë e tyre. Hamilton i dërgoi një puthje nga podiumi, ndërsa Kim e ndiqte me entuziazëm nga tribunat.
Ylli i televizionit ishte në Principatë së bashku me motrën e saj, Khloé Kardashian, për të ndjekur nga afër garën dhe për të festuar rezultatin e pilotit britanik. Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej vitesh, por thashethemet për një romancë mes tyre nisën të qarkullonin në fund të vitit 2025. Më pas, në muajt e parë të vitit 2026, ata konfirmuan publikisht lidhjen e tyre. Që atëherë, çifti është parë së bashku në disa dalje publike dhe evente prestigjioze.



