Esmeralda Memishaj është 14-vjeçarja që ka shkruar një libër për çiftin e njohur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ajo ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” për të rrëfyer se si lindi frymëzimi për të bërë një libër të tillë.

Adoleshentja u shpreh se librin e titulloi “Në mes të kaosit” pasi “Big Brother ka qenë një kaos i vërtetë, me rrëmujë shumë të madhe”.

Pjesë nga intervista:

Neada: Na thuaj pak rreth librit, pse “Në mes të kaosit”? E nisim nga titulli?

Esmeralda: “Big Brother” ka qenë një kaos i vërtetë, me rrëmujë shumë të madhe, herë pas here edhe me opinione të kundërta për Luizin dhe Kiarën. E kjo ka qenë arsyeja pse kam vendosur këtë titull.

Blendi: Ti në familje dhe pastaj me shokët e shoqes e shkollës, ato muajt e “Big Brother”-it ke qenë tërësisht e fokusuar nga çfarë ndodhte aty brenda?

Esmeralda: Kam qenë e fokusuar edhe te shkolla, por ka qenë kjo periudha e “Big Brother”-it që i lashë pak mësimet pas dore.

Enxhi: Çfarë të frymëzoi konkretisht tek ata të dy si çift apo te historia e tyre e dashurisë? Sepse libri poshtë ka një nëntitull që është histori dashurie dhe ti ke shkruar pikërisht historinë e dy personazheve brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Esmeralda: Patjetër më frymëzoi historia e tyre. Luizi, i cili ishte një personazh i drejtë me popullin dhe Kiara një vajzë e qetë, e cila përballonte çdo gjë me qetësi.

Enxhi: Pra të ka pëlqyer qetësia e Kiarës, po te Luizi si partner çfarë të tërhoqi ty, për të krijuar këtë libër?

Esmeralda: Luizi ishte shumë i përkushtuar për Kiarën. E bënte gjithmonë të qeshte me batutat dhe humorin e tij.