Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, kanë akuzuar autorin e një biografie të re për familjen mbretërore britanike për përhapje të “teorive të çmendura konspirative dhe melodramë”.
Reagimi i tyre vjen pasi në mediet britanike u publikuan fragmente nga libri i ri i autorit Tom Bower. Në pjesët e publikuara nga “The Times”, Bower pretendon se Mbretëresha Camilla i kishte thënë një miku se Meghan e kishte “manipuluar” princin Harry.
Ai gjithashtu shkruan se Meghan shihej nga Princi William dhe Catherine si një figurë përçarëse dhe një “kërcënim” për familjen mbretërore. Përmes një deklarate, një zëdhënës i çiftit tha se autori ka kaluar prej kohësh kufirin nga kritika drejt një obsesioni personal. Sipas tyre, Bower ka ndërtuar karrierën duke krijuar teori të ndërlikuara për njerëz që nuk i njeh dhe nuk i ka takuar kurrë.
Libri trajton gjithashtu marrëdhëniet e tensionuara mes Harryt dhe vëllait të tij, princit William, si dhe jetën e çiftit pas largimit nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe zhvendosjes në SHBA. Në të përmenden edhe projektet e tyre mediatike dhe bamirëse, përfshirë marrëveshjet me Netflix dhe Spotify. Libri i tij i ri, “Betrayal: Power, Deceit And The Fight For The Future Of The Royal Family”, pritet të dalë së shpejti dhe është vazhdim i veprës së tij të vitit 2022 për konfliktet brenda familjes Windsor.
Netflix ka ndërprerë zyrtarishtbashkëpunimin me markën e diskutueshme të stilit të jetesës së Meghan Markle, As Ever. “Emisioni i saj nuk vazhdoi më, kështu që nuk kishte kuptim të vazhdohej partneriteti,” tha ekskluzivisht për Page Six një burim nga industria, duke iu referuar serialit dy-sezonal të Markle, With Love, Meghan. Një zëdhënës i Netflix tha në një deklaratë për Page Six: “Pasioni i Meghan për të zbukuruar momentet e përditshme në mënyra të bukura, por të thjeshta, frymëzoi krijimin e markës As Ever dhe jemi të lumtur që luajtëm një rol në realizimin e këtij vizioni.”


