Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me liderin e radhës. Ata mendojnë se nesër do të zgjidhet lideri i ri i shtëpisë, dhe ishte Stine ai që e nisi bisedën i pari.

Stine fillimisht tha se ‘Brikena duhet të bëhet lideri i radhës’ e menjëherë ia pret Seno ‘kjo që the është për meme’.

Më pas këngëtari shton se Lore duhet të bëhet lider dhe t’i kërkojë mendim Mirit. Këngëtarja nuk e priti aspak mirë këtë fjali të Stines dhe iu kthye menjëherë.

Pjesë nga biseda:

Miri: Unë them që liderin t’a bëjmë të dy këtë javë

Stine: Nuk quhet

Miri: Pse nuk quhet?

Stine: Nuk lejohet. Kur t’a marrë Lore, ajo do të kërkojë patjetër mendim nga ti, se do të orientohet. Jam i saktë?

Lore: Nuk ke qenë kurrë kaq i saktë në të qenurit gabim

Stine: Shyqyr që qëllova

Lore: Stine e ke humbur vigjilencën

Stine: S’ka gjë

Miri: Unë them këtë javë t’ja japim Sabit

Stine: Pse mendon se nuk do ti marrësh mendim Mirit, se ti e ke dhe shok. Pse duhet të mërzitesh me gjëra kaq të vogla

Lore: Kush u mërzit. Unë mendoj se do ti marr mendim Armirit se e ka kaluar një herë këtë eksperiencë.