Një serial i ri i Netflix ka sjellë sërish në vëmendje një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit. Prodhimi me titull “La notte che non passerà” rrëfen një histori që lidhet drejtpërdrejt me ngjarjen tragjike të ndodhur në Brazil në vitin 2013, kur një zjarr shkatërrues përfshiu diskotekën Kiss në qytetin Santa Maria, duke shkaktuar qindra viktima.

Seriali zhvillohet në Crans-Montana dhe ndërton një narrativë që ka analogji të frikshme me tragjedinë reale. Nga kushtet e sigurisë së neglizhuara, te mbipopullimi i ambienteve dhe reagimi i vonuar i autoriteteve, shumë elementë të historisë televizive pasqyrojnë në mënyrë tronditëse atë që ndodhi në Brazil.

Ngjarja e vitit 2013 mbetet një nga katastrofat më të rënda në historinë e Argjentinës dhe Amerikës Latine, ku humbën jetën kryesisht të rinj. “La notte che non passerà” po vlerësohet si një produksion që nuk synon thjesht dramën, por edhe reflektimin mbi përgjegjësinë, sigurinë publike dhe pasojat e neglizhencës.