Beatriçe Gjergji ka fituar shumë popullaritet që pas fitore së Festivalit të RTSH-së. Ajo së bashku me Kolë Lacan përqafësuan Shqipërinë në Eurovision 2025, ku u rënditen të 8, e duke marrë edhe vëmendjen e publikut europian.

Ndërkohë Beatriçe, në daljet që ajo ka patur për mediat është fokusuar vetëm te vitet e karrierës me grupin “Shkodra Elektronike”, duke mos zbuluar detaje nga jeta e saj private.

U desh që ajo të fitonte Festivalin e RTSH-së dhe të merrte pjesë  në Eurovision, që publiku të mësonte diçka më shumë rreth jetës së saj sentimentale.

Gjatë pjesëmarrjes në Eurovision, ajo u pa për të parë për herë të parë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj italian. Pas suksesit që Shqipëria korri në këtë kompeticion, Beatriçe është fiksuar nga kamerat teksa shkëmben puthje me burrin e saj, Marcello. E lindur në Shkodër, Beatriçe u zhvendos në Itali që në moshë shumë të vogël, ku u rrit dhe formoi identitetin e saj artistik.

Pavarësisht jetës në Itali, ajo ka ruajtur lidhje të forta me kulturën dhe gjuhën e saj amtare, duke theksuar se flet vetëm në dialektin shkodran.

Në Itali, Beatriçe jeton në Auronzo di Cadore, një qytet i vogël në provincën e Bellunos, së bashku me bashkëshortin e saj, Marcello, i cili, gjithashtu, është muzikant.

Duket se ka qenë pikërisht Marcello ai që e ka ndihmuar Beatriçen që të bëhet pjesë e botës së muzikës. Mediat italiane kanë shkruar se çiftit, në fillimin e tyre bashkëpunon së bashku, duke u përpjekur që të fusnin Beatriçen në industrinë e muzikës.

Ata kanë zgjedhur këtë vend për të ndërtuar jetën e tyre, duke kombinuar pasionin për muzikën me një jetë të qetë në Alpet italiane. Duket se Marcello e ka shoqëruar Beatriçen deri në Bazel, ku dhe ka qenë mbështetja më e madhe për të.

Beatriçe Gjergji është një këngëtare dhe kantautore shqiptare, e njohur për stilin e saj unik që bashkon muzikën tradicionale shkodrane me tingujt modernë elektronikë. Ajo është pjesë e duos muzikore “Shkodra Elektronike”, së bashku me producentin dhe kompozitorin Kolë Laca. Në intervistat e saj, vetë këngëtarja ka rrëfyer sesi erdhi deri tek grupi “Shkodra Elektronike”.

“Unë kam shkuar 6 vjeçe në Itali, aty kam bërë dhe shkollën. Unë flas vetëm në shkodrançe, e kam shumë të vështirë të flas gjuhën letrare. Kolën e kam zbuluar në Youtube. Pastaj unë i çova në mesazh në Facebook dhe u bëmë shokë në Facebook. Unë nxirrja videot e mia duke kënduar me grupe italiane, Kola ka parë disa gjëra që i kanë pëlqyer dhe më propozoi një projekt të përbashkët, ‘Shkodrën Elektronike’”, rrëfeu Betariçe.

Karriera muzikore e Beatriçes mori hov me formimin e “Shkodra Elektronike” në vitin 2018. Duoja ka si qëllim të rikthejë këngët tradicionale shkodrane në një formë moderne, duke i përshtatur ato me elemente elektronike dhe pop. Kënga e tyre “Zjerm” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke u bërë kështu përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2025 që u mbajt në Bazel të Zvicrës.

Përveç performancave muzikore, Beatriçe është e angazhuar edhe në mësimdhënie, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me brezat e rinj të artistëve. Ajo është një shembull i suksesshëm i integrimit kulturor dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë, duke treguar se është e mundur të ndërtohet një karrierë ndërkombëtare pa harruar rrënjët e tua.