Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me “Fan Club” motra e Stelinës, e cila ka folur në lidhje me ngjarjet më të fundit të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme u bë pjesë e BBVip 5, Ina, e cila është vajza me të cilën Keijsi ka pasur një histori, dhe sipas Stelinës, ka qenë dhe arsyeja se përse ata të dy nuk janë bashkë.
Motra e banores tha se video e transmetuar mbrëmë ku Ina dhe Keijsi shfaqeshin duke u puthur, ishte dhuratë për Stelinën që të mos kthehet me në atë lidhje, të cilën e quajti toksike.
“Vëllai i madh i ka bërë nder për t’i hapur sytë, uroj shumë që Stelina të hapë sytë. Më vjen keq sepse e di shumë mire që ajo realisht ka qenë e përfshirë dhe ka pasur një ndjenjë të sinqertë me Keijsin. Ne nuk kemi qenë dakord se janë karaktere të ndryshme. Shpresoj të mos bëjë gabim dhe të mos kthehet në atë marrëdhënie toksike. Këshilla ime për të është larg njerëzve toksikë dhe që nuk të kthejnë respekt”, tha motra e Stelinës.
Ndërkohë në studio ishte i ftuar shoku i Keijsit, i cili tha:
“Keijsi aty nuk është ai djali që është jashtë, nuk ka ditur të menaxhojë situatën aty brenda. Dhe formati që ka qenë, ka qenë format që të njihet me dikë, por te kjo situatë që i ndodhi është gjykuar shumë, sepse jo të gjithë mendojnë njësoj”.



