Ish-top modelja i është drejtuar gjykatës për ta detyruar miliarderin Francois-Henri Pinault të paguajë detyrimet për të birin 5-vjeçar


Ajo është padyshim një nga femrat më të njohura në botë dhe këto ditë ka qenë në qendër të medias ndërkombëtare për shkak të betejës ligjore, që po zhvillon për të drejtat e të birit 5- vjeçar. Ish top-modelia Linda Evangelista dhe ish-i fejuari i saj Francois-Henri Pinault janë paraqitur përpara gjykatës së të drejtave të familjes në Manhattan. Linda pretendon që ish-i fejuari i saj të paguajë të gjitha detyrimet financiare për mirërritjen e djalit të tyre, Augustinit. Sipas Evangelistës ai duhet të paguajë 46 mijë dollarë çdo muaj për truprojat dhe dadot që kujdesen për të. Avokati i ish-top modeles ka thënë se deri vitin e kaluar, kur Linda ka vendosur ti drejtohet rrugës ligjore, milardieri Pinault nuk ka paguar asnjë dollarë. Ai është martuar me aktoren Salma Hayek, me të cilën ka një vajzë.


5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)