Modelja dhe influencuesja, Charlotte Lavish, di të bëjë fotografi mahnitëse. Megjithatë, përveç pamjes së bukur, e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po fiton para edhe nga pozat e saj glam.

Teksa koleget e saj duan që paratë që fitojnë t’i shpenzojnë në makina dhe darka të shtrenjta, ajo ka vendosur që të sigurojë të ardhmen e saj duke krijuar një portofol pronash.

Zeshkanja bukuroshe e filloi karrierën e saj duke fituar para nga telefonatat ‘e egra’ për markën ‘Niteflirt’. Por gjërat ndryshuan plotësisht kur ajo filloi të shesë foto dhe video në profilin e saj në faqen për të rritur “OnlyFans”.

“Jam shefi i vetes time tani. Kjo më ka ndryshuar jetën”, ka thënë ajo gjatë një interviste ekskluzive për “Daily Star”.

Modelja e njohur tha se me paratë e “OnlyFans” i shpenzon në pasuri të paluajtshme dhe investime afatgjata kur të dalë në pension.

“Unë po shikoj gjithashtu të hap një biznes të veçantë, në mënyrë që të jem e përgatitur për ditën që të ndaloj së krijuari përmbajtje”, ka shtuar Lavish.

Për fat të mirë për Charlotte, njerëzit përreth saj kanë qenë mbështetës gjatë karrierës së saj të egër. Por nuk mungon urrejtja në mediat online.

Ndërkohë e pyetur se çfarë e bën atë të dallohet në “OnlyFans”, modelja – e cila gjithashtu krenohet me 406,000 ndjekës në “Instagram” – thotë se natyra e saj e çuditshme dhe linjat trupore janë një plus i madh.

“Unë mendoj se prejardhja ime e çuditshme nga Niteflirt më bën të dalloj,” tha ajo.