Këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”. Teksa po flisnin për Lionel Messin, i cili ka thyer rekordin e tij duke shënuar për të shtatën herë radhazi në ndeshjet e Botërorit 2026, ndërhyri artisti.

Pjesë nga intervista:

Manushi: Frederik, ti ke këtë pasionin për Messin

Frederik: Kam ca gjëra se ka luajtur me Miami, vazhdon prapë me luajtur. Unë vij prej andej. Kemi shkuar shumë herë me e pa, biletat janë të kripura, sidomos këtë vit në Kampionatin Botëror janë shumë të kripura.

Manushi: Po e kemi dëgjuar

Frederik: Fillojnë me 300 dollarë ata që janë atje te zogu, imagjino sa janë ato përpara. Rrugët zbukurohen dy ditë përpara me fytyrën e Messit.

Manushi: Pra e ka ndryshuar Messi historinë e futbollit.

Frederik: Një kuriozitet është se ai është nga Kalabria, familja e tij me origjinë. Si ne shqiptarët që kemi qejf me e bërë edhe Trump-in shqiptar, a e di? Po flitet që gjyshja e tij është me prejardhje arbëreshe.

Manushi: Nuk është çudi, po është nga Kalabria, nuk është çudi.

Frederik: Po, po, është arbëreshe. Disa thonë edhe nga Shkodra prej urës së mesit

Manushi: Këtë nuk e kisha dëgjuar

Frederik: Është pak e ekzagjeruar, nga ura e mesit.