Në dimër dhe pranverë, liqeni i ndodhur në veriperëndim të Osoyoos, në Luginën e Okanagan në British Columbia, duket si çdo tip tjetër uji. Por sapo pjesa më e madhe e ujit avullon gjatë verës, qindra pishina të kripura mbeten pas, duke krijuar një peizazh me pika me ngjyrë të verdhë, jeshile dhe blu. Ky vend i quajtur me të drejtë Liqeni me Pika (Spotted Lake), konsiderohet si një nga vendet më speciale në Kanada.

Ky fenomen shpjegohet nga një shkencë e thjeshtë; formimi i pishinave plot ngjyra është rezultat i një përqendrimi të lartë mineralesh, duke përfshirë sulfatet e kalciumit, natriumit dhe magnezit, të cilat janë mbledhur në ujë nga kodrat përreth. Ngjyrat e ndryshme varen nga sasia e këtyre mineraleve në çdo pishinë. Liqeni, i njohur fillimisht nga Kombi i Parë i Luginës së Okanagan si Kliluk, ka qenë një vend i shenjtë për shekuj me radhë. Populli indigjen besonte se secili prej qarqeve kishte veti shëruese dhe medicinale të ndryshme.