Rekordet Botërore Guinness po festojnë 70- vjetorin duke zbuluar titujt që nuk janë fituar ende. Libri i rekordeve të çuditshme dhe të pazakonta, vëllimi i parë i të cilit u botua më 27 gusht 1955, po i fton  njerëzit të provojnë fatin me disa detyra të pazakonta për të hyrë në histori:

–  Më shumë bluza të veshura në 30 sekonda (individuale)

– Hedhja e një shisheje në largësinë më të madhe

– Numri më i madh i “qepallave” të realizuara brenda 30 sekondave

– Gara më e shpejtë e 400 metrave me thasë

– Koha më e shpejtë për të ngjitur malin Everest me biçikletë

-Koha më e shpejtë për të ndërtuar një piramidë me letra loje pesëkatëshe

-Më shumë puthje në 30 sekonda nga një çift

-Më shumë sardele të ngrëna në një minutë

-Më shumë lidhëse këpucësh të lidhura fjongo në një minutë (ekip prej dy personash)

-Më shumë topa pingpong të mbajtur në njërën dorë

Veç titujve të çuditshëm, së fundmi në rekordet Guinness u festua ditëlindja e personit më të vjetër në botë që mbushi 116 vjeç, por edhe albumi i ri i Taylor Swift nuk mbeti jashtë. Ajo e njoftoi albumin “The Life Of A Showgirl” në podcast- in e të fejuarit, Travis Kelce duke ndihmuar që ai të arrinte numrin më të lartë të shikimeve në një format të tillë, plot 1,3 milionë.