“Live me Luizin” e nisi këtë rrugëtim me të ftuarën e parë, Alketa Vejsiu.

Në një bisedë të ngrohtë dhe shumë të sinqertë, Luiz Ejlli u ndal te eksperienca e saj në Sanremo, të cilën moderatorja e përshkroi si realizimin e ëndrrës së saj të fëmijërisë.

Gjatë bisedës ajo zbuloi edhe disa prapaskena nga festivali dhe se si i kishin hequr një pjesë nga ajo që kishte përgatitur.

“Ata më hoqën një pjesë të rëndësishme, sepse Ronaldo (Cristiano Ronaldo) ishte në sallë dhe donin audiencë nga ai dhe i dhanë atij rëndësi.

Më thanë që Georgina duhej të kishte më shumë pjesë, dhe më kishin hequr më shumë se gjysmën e atyre që duhej të bëja, dhe thashë të dalë Shqipëria me një kockë për të lëpirë… shqiptari do thelën më të mirë të mishit. (qesh)

Kështu që thashë ‘ose do marrim më të mirën nga ky moment, ose do dal e turpëruar si një njeri që doli për të dalë. Unë do dal që të jem e kujtuar për këtë momentin këtu’. Kisha peshën e vendit tim jo vetëm ëndrrës dhe ambicies time në atë moment, dhe thashë ‘unë do ta vjedh këtë moment’”, tha ajo.