I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Petro Xhori, për të komentuar banorët e jo vetëm.

Ai ka folur në një moment për Livian, për të cilën është shprehur:

“Livian e njihja mirë rreth një vit e gjysmë. Bënim këngë me Mevlanin dhe vinin në studio të dy, rrinim të gjithë grup shoqëror. Është vajzë e mirë”.

Pjesë nga intervista:

Kush duhet ta fitojë sipas tij?

Dua që ta fitojë Laerti. Niveli i bisedave me të janë shumë të larta.

Lidhur me këngën e re, u shpreh:

Për pak ditë del kënga e re. Do gënjeja nëse do thoja që nuk është dedikim. Tani jam single.

Kujtojmë, se gjithashtu e ftuar ishte Alba Çaushi, motra e Krisës, banores së “BBV4”. Ndër të tjera, ajo komentoi deklaratën virale të Krisës.