Pjetër Marku është babai i banorit të “Big Brother VIP 4”, Jozi, i cili së fundmi ka komentuar lojën e djalit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një komunikim me moderatoren e “Fan Club”, Heidi Baci, Marku vlerëson lojën e Jozit pas rikthimit në shtëpi, ndërsa lojën e mëparshme e cilëson të ashpër dhe të gabuar.
“Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran, po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim, Jozin. Me rikthimin, ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. Më kanë mbetur merak, debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. Në pëlqejnë gërricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin, sepse i japin frymë shtëpisë”, ka thënë Pjetër Marku.