Edhe pse është vetëm java e dytë e reality show-t, “Big Brother VIP 2”, banorët kanë nisur që tani që të flasin për pretendentët e mundshëm për finalen e madhe.
Një prej lojtarëve më të fortë shihet këngëtari Luiz Ejli, për të cilin Olta dhe Efi ndajnë mendimin që shkon në finale.
View this post on Instagram
“Ai është lojtari më i fortë deri tani këtu brenda”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Nga ana tjetër aktorja e njohur shton: Po s’e kemi dyshim këtë. Të gjithë në finale e mendojmë”.