Ylli i tenisit, Oceane Dodin, i është bashkuar platformës OnlyFans. 29-vjeçarja u bë lojtarja e parë aktive që iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e gjoksit. Dodin ishte jashtë fushave për shkak të një problemi në veshin e brendshëm në fund të vitit 2024 por u rikthye në fushë.

Dodin pritet të fitojë më shumë sesa ka fituar në të gjithë karrierën e saj si lojtare, afërsisht 2.85 milionë dollarë, vetëm në një vit në OnlyFans.

Dodin e gjeti veten në qendër të vëmendjes mediatike pasi foli në një intervistë në vendlindjen e saj, Francën, në lidhje me operacionin e saj për zmadhimin e gjoksit. Duke folur për “RMC Sport”, 29-vjeçarja tha: “Është diçka që kam dashur ta bëj prej kohësh. Jam shumë e lumtur që e bëra, nuk pendohem aspak dhe nuk më shqetëson”.