Futbollisti i Chelsea dhe i kombëtares angleze, John Terry ditën e djeshme është paraqitur në një gjykatë në Londër për t’u përgjigjur ndaj akuzave për fyerje raciste kundrejt lojtarit Anton Ferdinand gjatë një ndeshjeje në Premier League.


Mbrojtësi 31-vjeçar, i akuzuar për fyerje raciste në publik, i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij përballë gjyqtarit në sallën e gjyqit në Westminster.


Por komentet raciste, të cilat janë artikuluar kundrejt lojtarit të Queens Parks Rangers, Anton Ferdinand, ish-shok skuadre me Terry dhe vëllait të futbollistit, Rio Ferdinand, janë të regjistruara në një video. Nëse vërtetohen akuzat e ngritura ndaj tij, John Terry duhet të paguajë një gjobë prej 2500 paund.


10 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)