Ditën e djeshme, kryeartikulli i medjave rozë ka qënë padiskutim, Loredana, e cila ka bërë lëmsh rrjetin, duke publikuar forografi dhe video në prani të dy fëmijëve, vajzës së saj Hana si dhe një tjetër vogëlusheje, që e mban në krahë.
Gjithçka nisi kur më 14 shtator, kur Loredana u shfaq në një event të markës gjermane Joop, me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi për një koleksion, me vajzën e saj Hanën dhe një tjetër vajzë të vogël.
“Kjo është jeta që zgjodha”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj.
Një pjesë e mirë e ndjekësve të saj, aludon që vogëlushja në fjalë mund të jetë vajza e Mozzik, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me Mozzik dhe Hanën ndërsa një pjesë tjetër pretendon se mund të jetë mbesa e saj.
Por postimet e Loredanës nuk janë ndalur me kaq, ajo ka vijuar të publikojë në “Instastory”, disa video ku shihet teksa del shëtitije së bashku me Hanën dhe me vajzën që mban në krahë.
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik shpesh herë kanë ngritur dyshime se dëshironin të kishin një tjetër fëmijë por nuk është ende e qartë se kush është foshnja në profilin e Instagramit të Loredanës.
Deri tani ende nuk kemi një reagim nga ana e ish-çiftit në lidhje me këto thashetheme që kanë pushtuar median rozë.
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre në gushtin e vitit 2021 pas publikimit të albumit “No Rich Parents”.