Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Loredana Brati, është rikthyer në ekranin e madh të Top Channel. Pas eksperiencës në reality show dhe më vonë në panelin e “Goca dhe Gra”, këtë sezon ajo do të jetë pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen”.

Po cili do të jetë roli i saj? Loredana do të ketë një pozicion të veçantë. Ajo do të shfaqet si “matchmaker”, duke u vendosur në krah të djemve konkurrentë.

Me përvojën e saj në ekran dhe energjinë karakteristike, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i trajnojë dhe këshillojë ata për mënyrën se si duhet të prezantohen, si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe si të tregojnë anën e tyre më të mirë përballë publikut dhe vajzave të programit.

Ky rol i ri pritet të sjellë një frymëmarrje ndryshe në program, duke i dhënë më shumë thellësi dhe autenticitet eksperiencës së konkurrentëve. Synimi i Loredanës është i qartë: të ndihmojë në krijimin e historive të dashurisë që shkojnë përtej spektaklit televiziv.