Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi.

Ka qenë Karim ai që ka bërë hapin i pari drejt Loredanës, e më pas çifti ka zyrtarizuar lidhjen ku shpesh herë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, po ashtu dhe nga vetë fotografitë që dyshja poston.

Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Ndërkohë që Karim ka vizituar Kosovën, së fundmi Loredana ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushimesh në jugun e Shqipërisë së bashku me partnerin e saj.

Bukuroshja ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet duke shijuar bregdetin shqiptar.

Çifti shihet se po kalon një kohë të mirë, ndonëse për yllin e futbollit kjo është hera e parë që po vjen në trojet shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)