“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Fotinia. Ndërkohë, teksa Lorenci është në nominimin e kësaj jave, duket se ka një banore e cila do t’i mungojë shumë.
O Jori, o dritë dielli. Një nga gjërat që do më marrë malli nga ky BB, do jesh ti.
View this post on Instagram