E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Lorna Hysi. Ish-banorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka vendosur disa pika mbi ‘i’ në lidhje me disa çështje që ende diskutohen sot.

Pavarësisht se ajo ka dalë nga shtëpia çështja e pëlqimit të Mirit vazhdon ende të diskutohet prandaj sot në Big Brother Radio Lorna sqaroi se mes saj dhe banorit nuk ka pasur kurrë diçka dhe se nuk ka interes, ndërsa sa i përket rikthimit të saj nëse do t’i jepej mundësia, ajo tha se:

Nuk e di, varet në çfarë pike të lojës sepse të them të drejtën edhe në këtë pikë të lojës edhe pas largimit të Kristit unë e kam me dyzim. Edhe nëse do të ma bënin ofertën jam pak e dyzuar nëse do pranoja. Nuk e di sepse më duket sikur Kristi ishte strumbullari i shumë dinamikave.